TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Janar 2025, 21:38

Dinamo konfirmohet “makthi” i Elbasanit, Ilir Daja mund ish-klubin; kaos i tifozëve në “Elbasan Arena” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo konfirmohet “makthi” i Elbasanit, Ilir Daja mund ish-klubin;

Dinamo ka mposhtur Elbasanin me rezultatin 3-1.

Blutë kaluan të parët në avantazh në pjesën e aprë falë një keqkuptimi mes Abaloras dhe Lulajt. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të “Nëndetëses”, edhe pse ekulibrat ishin të dukshme.

Në pjesën e dytë, Zabërgja dhe njëherë tregoi klasin dhe se çfarë lojtari është. “Dardani” mori topin dhe në anësore të zonës elbasanase shtangu portierin me një kënd preciz. Ai fill pas golit përqafoi Ilir Dajën.

Në “Elbasan Arena”, goli i dytë i dinamovitëve shkaktoi kaos në tribuna, teksa për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e forcave të rendit.

 

U duk sikur Dinamo do e shpartallonte Elbasanin si rezultati 5-0 i vitit të kaluar, por Tsague mendoi të surprizonte të bardhët. Pati incidente të tifozëve gjatë shënimit të lojtarit verdheblu. Qartë nga pamjet u duk një konfrontim mes forcave policore dhe grupit “Tigrat Verdheblu”.

Super sulmuesi i Dinamos, Itodo Mandela lëshoi vulosjen e rezultatit dhe festoi në mënyrë të veçantë duek kërcyer. Rivalitet, futboll i bukur, gola dhe përplasje, me pak fjalë një takim me të gjitah nuancat.

dinamo elbasani abissnet superiore

Lini një Përgjigje