TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2025, 17:12

U nda nga Guardiola për shkak të rinovimit të kontratës së Pep me Sitin, Kristina Serra “thyen heshtjen”

Shkruar nga Pamfleti

U nda nga Guardiola për shkak të rinovimit të kontratës

Javën e kaluar u përhap lajmi se trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, dhe bashkëshortja e tij, Kristina Serra, janë ndarë pas më shumë se 30 vitesh martesë.

Çifti u nda në mënyrë miqësore pas tri dekadash së bashku, teksa kanë tre fëmijë. Disa informacione sugjerojnë se arsyeja e ndarjes ishte rinovimi i fundit i kontratës së Guardiolës si trajner i Sitit edhe për dy sezone të tjera, diçka që partnerja e tij nuk e miratonte.

Ndarja e papritur, që thuhet se ka ndodhur disa muaj më parë, i ka surprizuar të gjithë, megjithatë të dy e kanë menaxhuar situatën me shumë diskrecion.

Kristina Serra ka dhënë deklaratën e saj të parë pas ndarjes nga Pep Guardiola. Sipërmarrësja është në proces përshtatjeje pas ndarjes dhe ka siguruar se “gjithçka po shkon mirë”.

E pyetur nga mediat teksa ecte nëpër rrugët e Barcelonës, Kristina Serra tha se ndihet “perfekte” dhe se “gjithçka është mirë”.

Gjithsesi, ish-partnerja e Guardiolës nuk ka dashur të flasë për arsyet ose shkaqet e mundshme të ndarjes: “Nuk kam asgjë për të thënë dhe nuk do të them asgjë”. Disa burime sugjerojnë se ndarja nuk është përfundimtare.

Për momentin, Kristina Serra është parë nëpër rrugët e Barcelonës duke bërë pazar, ndërsa Guardiola vazhdon përgatitjet me Mançester Sitin për ndeshjen vendimtare kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve.

kristian serra ish-bashkëshortja e pep guardiolës

Lini një Përgjigje