
Kristiano Ronaldo nuk plaket. Edhe pse pas më 5 shkurt do festojë 40-vjetorin e lindjes, sulmuesi portugez po shkëlqen me Al Nassr në Superligën e Arabisë Saudite.
Për javën e 16 të këtij sezoni, Ronaldo ka shënuar dopietë në transfertë kundër Al Khalij duke i dhënë suksesin të tijve. Me ndeshjen që ishte "ngulitur" në barazim, duhej të vinte minuta e 65 që CR7 të shënonte nga jashtë zone pas një pasimi të Otavio. Në fundin e sfidës Ronaldo shënoi edhe dopietën personale duke vulosur rezultatin përfundimtar në 1-3.
Tanimë Ronaldo e çon në 919 numrin e golave në karrierë dhe me formën që ka shpreson që të kapë shifrën e 1000 golave, edhe pse realizimi i 81 golave të tjerë do dojë disa sezone.
Epo Ronaldo shpreson mos tërhiqet deri sa të përmbushë objektivin.
Cristiano Ronaldo. That’s it. ????
— Cristiano Ronaldo News (@CRonaldoNews) January 21, 2025
Just give him a chance and he will score. pic.twitter.com/uo8epveTXW
Lini një Përgjigje