TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2025, 20:33

Çelsi “nuk e ha” presionin e Evertonit, mediat britanike: Armando Broja qëndron te skuadra nga Liverpuli

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi “nuk e ha” presionin e Evertonit, mediat britanike:

Çelsi “nuk e ha” presionin e Evertonit. Pasi Armando Broja u dëmtua, tek Evertoni përfituan dhe kërkuan ta rikthenin sulmuesin kuqezi te Blutë e Londrës, duke treguar një kohë më të gjatë të dëmtimit nga çfarë është realisht.

Por Çelsi i ka kërkuar Evertonit rrogën e plotë të Brojês deri në qershor, në mënyrë që ta rikthenin. Një biznes që nuk ishte i mirë për Evertonin, pasi nëse do të paguanin rrogën e sulmuesit shqiptar, leverdia më e madhe ishte që ta kishin në ekip.

Mediat britanike kanë bërë të ditura së fundmi se Broja do të qendrojë tek Evertoni dhe nuk do të kalojë te Çelsi, pavarësisht dëmtimit të pësuar. Ndërkohë sipas të gjitha gjasave, sulmuesi ynë do të jetë gati pas ndeshjeve të Kombëtares në fundin e marsit.

 

armando broja sulmuesi shqiptar everton çelsi

Lini një Përgjigje