
Këtë të martë Vllaznia vendosi që t’i dërgojë një kërkesë Këshillit Bashkiak Shkodër për emërtimin e katër tribunave të stadiumit “Loro Boriçi” me emrat e Ramazan Rragamit, Paulin Ndojës, Medin Zhegës dhe Sabah Bizit, për shkak të kontributit të madh që ata kanë dhënë. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka treguar mbështetjen e tij për këtë propozim.
Postimi i Benet Becit në Facebook:
Emblemat nuk vdesin asnjëherë. Ato janë simboli i Shkodrës!
Propozimi i Klubit të Futbollit Vllaznia dhe i tifozëve të shumtë shkodranë, jo vetëm që ka mbështetjen time personale, por besoj të të gjithë Shkodrës që këta emra të mëdhenj të futbollit shkodran dhe atij shqiptar të jetësohen në tribunat e stadiumit “Loro Boriçi”.
Sabah Bizi, Medin Zhega, Ramazan Rragami dhe Paulin Ndoja janë emra që i bëjnë nder sportit dhe Shkodrës!
Lini një Përgjigje