
Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Wembley” për ndeshjen e parë kualifikuese Angli-Shqipëri janë shitur.
Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares kuqezi për këtë sfidë, të cilët si gjithmonë do të jenë në mbështetje të ekipit.
Sa i përket çmimit të biletave, këto të fundit janë të ndara në tre kategori dhe çmimet ndryshojnë sipas vendndodhjes në stadium. Tifozët shqiptarë kanë në dispozicion sektorët 126, 127, 128, 129, 130, 131 dhe 132.
Ndeshja Angli- Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Lini një Përgjigje