
Pas stuhisë del dielli. Kjo është shprehja që mund t'i përshtatet më së mirë Kristjan Asllanit. Mesfushori i Kombëtares për të tretën ndeshje radhazi luajti titullar për Interin dhe zbehu kritikat që u ngritën për të pas finales së humbur në Superkupë kundër Milanit.
Në fitoren 3-1 kundër Empolit, trajneri Simone Inzagi i besoi shqiptarit nga minuta e parë dhe Asllani nuk zhgënjeu, duke dhënë asistin e golit të dytë dhe një lojë për t'u vlerësuar në mesin e fushës.
"SofaScore" ka publikuar këtë të martë edhe formacionin më të mirë të javës së 21 në Serinë A dhe bie në sy se Asllani me Barelën përbëjnë mesin e fushës. Nota 8.3 për Kristjanin që po tregon javë pas jave një rritje në lojë dhe përgjegjësi, duke përfituar nga dëmtimi i Çalhanoglu dhe marrë besimin e Inzagit.
Lini një Përgjigje