TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Janar 2025, 15:31

Realizoi supergol në minutën e fundit të ndeshjes, Roko Vata përfundon në faqen e kampionatit anglez (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Realizoi supergol në minutën e fundit të ndeshjes, Roko Vata

Roko Vata po rezulton një transferim i qëlluar te Uotford. Dje shënoi një supergol, që nuk ishte i pari nga jashtë zone për 19-vjeçarin me klubin anglez.

Dhe pse skuadra e tij humbi 1-2 përballë Preston, Vata tregoi aftësitë e tij. Sulmuesi shqiptar shënoi një supergol në minutën e 90, ndërsa nuk kishte mbetur shumë kohë për të shmangur humbjen.

Sfida ishte e vlefshme për javën e 28 në Championship. Faqja e kampionatit anglez shpërndau pikërisht golin e talentit shqiptar, që nuk ka nevojë për koment.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @efl

roko vata sulmuesi shqiptar uotford

Lini një Përgjigje