TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2025, 23:03

Barça dhe Liverpuli kualifikohen në 1/16, Atletiko bën për “aspirina” Leverkusenin; Dortmundi në krizë, Juvja nuk i ndahet “X”

Shkruar nga Pamfleti

Barça dhe Liverpuli kualifikohen në 1/16, Atletiko bën për

Përfundojnë ndeshjet e luajtura në orën 21:00. Surpirza ka ardhur nga “Da Luz” në Portugali, ku Barcelona ka mposhtur rezultatin 4-5. Pa u mbyllur minuta e dytë e ndeshjes, mbrojtja katalane u kap në befasi dhe u ndëshkua nga Pavlidis me një goditje të saktë brenda zonës.

Zgjati rreth 10 minuta epërsia e vendasve: Levandovski shndërroi në gol një 11-metërsh. Megjithatë sulmuesi grek, Pavlidis shënoi golin e dytë personal dhe të skuadrës së tij me Benfikën që dërgoi shifrat në 2-1.

Në minutën e 30, Pavlidis trefishoi shifrat për Benfikën nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 64, Rafinja shkurtoi diferencën për Barcelonën, duke çuar shifrat në 3-2.

4 minuta më vonë, Araujo shkaktoi një autogol, duke i dhënë avantazhin portugezëve. Në minutën e 78, Levandovski ngushtoi diferencën në 4-3. Kur mendohej se ndeshja do mbyllej me fitoren e Benfikës, Barcelona barazoi shifrat në minutën e 87 me Erik Garsian.

Në minutën e 90+6, Barcelona gjeti golin e fitores me Rafinjën që i  dha kualifikimin për në raundin e 1/16.

Liverpuli ka marrë fitoren e 7 radhazi në po kaq ndeshje, duke siguruar kualifikimin në 1/16 të Ligës së Kampioneve. Salah kaloi të kuqtë në avantazh në minutën e 34,

Në minutën e 62, Mukau barazoi shifrat për francezët, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë. 5 minuta më vonë, Harvei Eliot i dha 3 pikët dhe kualifikimin ekipit të Arne Slot.

Atletiko e Madridit ka “bërë për aspirina” Leverkusenin me dopietën e Julian Alvarez në minuta 52 dhe 90, ndërsa gjermanët ngushtuan diferencën në minutën e 45+1 me Huancapi.

Pas rezultateve zhgënjyese në Bundesligë, Dortmundi vazhdon ecurinë negative edhe në Champions. Verdhezinjtë janë mposhtur 2-1 nga Bolonja, ndërsa PSV Eindoven ka mposhtur serbët e Crvena Zvezdën me rezultatin 2-3.

E vetmja ndeshje e mbyllur në barazim ishte ajo e luajtur në Belgjikë mes Bryzhit dhe Juventusit, e cila përfundoi me rrjeta të paprekura

 

barcelona juventus liverpul champions league

Lini një Përgjigje