
Tashmë është zyrtare, mesfushori i talentuar Jordi Jaku, i cili ka spikatur në radhët e Tiranës, është zyrtarisht një futbollist i Bolonjës.
Mesfushori 18-vjeçar, i cili kishte luajtur 15 ndeshje me ekipin e parë të bardhebluve në Superiore në sezonin e kaluar dhe këtë aktual, tani është bërë pjesë e ekipit të të rinjve të klubit të Serisë A që e ka prezantuar atë zyrtarisht nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.
Tirana ka përfituar 250 mijë euro nga mesfushori, ndërkohë që klubi bardheblu ka mbajtur 15% të kartonit në rast të një tjetër transferimi të talentit të mesfushës.
Ekipi i të rinjve të saj luante sot ndaj Xhenoas dhe futbollisti shqiptar është federuar në kohë për të qenë në gatishmëri me klubin e ri, për të cilin ka firmosur deri në verën e vitit 2027.
???????? El #Bologna ha fichado al centrocampista albano Jordi Jaku (18 | #KF_Tirana) por 250.000 €. Firma hasta junio de 2027 y se integra en el segundo equipo. pic.twitter.com/VU49NNG1Sh
— Mercatosphera (@mercatosphera) January 22, 2025
Lini një Përgjigje