TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Janar 2025, 17:45

Historike/ Reali i Madridit vendos rekord me 1 miliardë euro të ardhura në sezon

Shkruar nga Pamfleti

Historike/ Reali i Madridit vendos rekord me 1 miliardë euro të

Reali i Madridit është tashmë klubi i parë në botë, që arrin 1 miliardë euro të ardhura në sezon. Bëhet fjalë për edicionin e kaluar, 2023-2024, ku “Football Benchmark” tregon se madrilenët kanë pasur 1.065 milardë euro të ardhura.

Të gjithë trofetë e fituar u reflektuan me rekordin në të ardhura, teksa kryesorët ishin Champions dhe kampionati. Reali ka pasur 251 milionë euro të ardhura nga ditët e ndeshjes, si asnjë klub tjetër. Në anën tjetër 340 milionë euro i përkasin të drejtave televizive, ndërsa vetëm Siti me 343 milionë ka grumbulluar më tepër.

Ana komerciale me 474 milionë euro po ashtu e vendos atë mbi të tjerët. Klubi i Mançester Sitit dhe PSG e ndjekin, respektivisht me 838 milionë dhe 806 milionë euro të ardhura.

“Top 10” mbyllet me Junajtid, Barcelonën, Dortmundin, Milanin, Interin, Juventusin dhe Napolin.

Më poshtë është dhe lista e plotë me 25 skuadrat që kanë patur më tepër të ardhura në edicionin 2023-2024.

 

Historike/ Reali i Madridit vendos rekord me 1 miliardë euro të

real madrid skuadra spanjolle

Lini një Përgjigje