
Ndeshja mes Benfikës dhe Barcelonës nuk është mbyllur me vërshëllimën e trefishtë të kryesorit holandez. Sipas medieve portugeze presidenti i Benfikës, Manuel Çezare Rui Kosta ka qenë i irrituar për vendimet e marra nga Dani Makeli dhe ka zbritur në dhomat e zhveshjes.
Aty ka nisur një përplasje verbale edhe me dy lojtarë të Barcelonës, të cilët kanë thënë se i janë përgjigjur provokimeve të kampit luzitan.
Sipas “A Bola” është dashur ndërhyrja e Policisë që të qetësoheshin gjakrat mes Rui Kostës dhe arbitrave, të cilët ishin në dhomën e tyre. Nga ana tjetër Rafinja dhe Garsia kanë thënë se janë provokuar nga stafi i Benfikës.
Lini një Përgjigje