TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Janar 2025, 21:15

Nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, Manaj i zhgënjyer me ekipin e tij: Duhet autokritikë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, Manaj i zhgënjyer me

Rei Manaj tentoi disa herë që të rikthehej te goli në ndeshjen me Trabzonsporin, por sulmuesi nuk arriti që të shënonte, kjo edhe për meritë të portierit kundërshtar që u tregua vendimtar gjatë një goditje të Manajt.

Në fund, Sivaspori ku luan lojtari i kombëtares shqiptare humbi me shifrat 4-0. Manaj reagoi i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij duke u shprehur:

Ne duhet të bëjmë autokritikë. Ne flasim shumë përpara ndeshjes, por nuk shfaqemi në fushë. Çdo lojtar duhet të provojë të tregojë veten dhe ne duhet të përmirësohemi sa më  shumë në fushë”, thotë sulmuesi i Kombëtares shqiptare Rei Manaj për mediat turke.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare trabzonspor

Lini një Përgjigje