TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Janar 2025, 22:05

Napoli kërkon Adejemin, edhe bashkëshortja shqiptare e sulmuesit të Dortmundit drejt qytetit italian

Shkruar nga Pamfleti

Napoli kërkon Adejemin, edhe bashkëshortja shqiptare e sulmuesit

Napoli po merret seriozisht me mbushjen e boshllëkut të krijuar nga largimi i Kvaratskhelias dhe synon të mbajë disa opsione të hapura. Një nga pistat kryesore të merkatos është ajo që çon tek argjentinasi Alehandro Garnaço. Klubi napolitan ka disa ditë që po punon për këtë transferim, duke zhvilluar gjithashtu takime me drejtuesit e Mançester Junajtid, me synimin për të gjetur një zgjidhje në lidhje me ndryshimet në vlerësimin financiar të lojtarit.

Alternativat në rast të bllokimit të bisedimeve

Por Garnaço nuk është opsioni i vetëm që Napoli po shqyrton si përforcim të mundshëm. Drejtuesit e klubit napolitan duan të jenë të përgatitur dhe po kërkojnë alternativa të tjera në rast se bisedimet me Mançester Junajtid ngecën. Sipas “Sky Sport”, Napoli ka rifilluar kontaktet me Borusian e Dortmundit për të kuptuar nëse pista që të çon te Karim Adejemi mund të konkretizohet në ditët në vijim, deri në përfundimin e merkatos së janarit.

Deklarata e Shufet për sfidën ndaj Juventusit

Ndërkohë, gjatë orëve të fundit, portieri i ri i Napolit, Simon Shufet, ka folur për ndeshjen e ardhshme në kampionat kundër Juventusit:

"Është një ndeshje shumë e rëndësishme, për këtë arsye duhet përgatitur me çdo detaj, siç bëjmë gjithmonë. Do të jetë një sfidë e vështirë kundër një skuadre që çdo herë arrin të nxjerrë diçka nga ndeshja. Kanë bërë shumë barazime, më pak fitore nga sa pritej, por është një skuadër që nuk humbet dhe kjo tregon se nuk dorëzohet kurrë".

 

 

 

 

 

 

karim adejemi sulmuesi i dortmundit napoli

Lini një Përgjigje