TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Janar 2025, 21:38

Realizoi dopietë në ndeshjen e Ligës së Europës, Milot Rashica: Të vazhdojmë kështu, bashkë jemi të fortë

Shkruar nga Pamfleti

Realizoi dopietë në ndeshjen e Ligës së Europës, Milot

Milot Rashica realizoi dy gola për Beshiktashin, në ndeshjen ndaj Bilbaos në Ligën e Europës.

Dëshiroj t’i nis fjalët e mia me pikëllimin që ndjej për ata që humbën të dashurit e tyre në zjarrin në Bolu. Gjithashtu uroj shërim të shpejtë të të lënduarve.

Muajt ​​e fundit kanë qenë shumë të vështirë për të gjithë ne, kishim nevojë për besim dhe vetëbesim. Këtë na e dha trajneri që në ditën e parë. Sot treguam se nëse jemi të gjithë bashkë, si një i tërë, me tifozët tanë dhe si komunitet, mund të bëjmë gjëra të mira. Kemi luajtur futboll të mirë edhe sot. Duam të vazhdojmë kështu”.

Duke iu referuar interesimit të tifozëve bardhezi, anësori i mbylli fjalët e tij duke thënë:

Tifozët tanë ishin të mrekullueshëm. Na dhanë mbështetje të madhe. Ne po mundohemi të bëjmë më të mirën. Do të ecim përpara duke marrë gjërat pozitive nga sot dhe të vazhdojmë rrugën”.- tha lojtari shqiptar pas ndeshjes.

milot rashica sulmuesi shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje