TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Janar 2025, 17:44

Ndryshon situata e Hysajt me Lacion, mbrojtësi kuqezi pjesë e bardhekaltërve deri në përfundim të sezonit

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshon situata e Hysajt me Lacion, mbrojtësi kuqezi pjesë e

Elseid Hysaj pritet të jetë pjesë e organikës së Lacios për pjesën e mbetur të sezonit.

Dëmtimi i Patrik i "shkon përshtat" shkodranit që ka shanse të bindë Marko Baronin për ta pasur në listën finale për pjesën e mbetur të sezonit. Në Itali thonë se Patrik rrezikon një operim dhe mungesë të gjatë në fushë.

Siç shkruan “Il Messaggero”, drejtuesit e Lacios po mendojnë të rikthejnë në organikë Hysajn. Mbrojtësi shqiptar nuk u federua në kampionat dhe Kupat e Europës në pjesën e parë të sezonit, por këto javët e fundit është rikthyer të japë kontributin e tij në fushë, duke treguar profesionalizëm dhe eksperiencë.

Forma e mirë dhe të qenit ndër më të vlerësuarit në ndeshjet e fundit ka bërë që te Lacio mos futen në merkato, por të bëjnë prapaktheheu dhe të besojnë te 30-vjeçari shkodran.

 

elseid hysaj mbrojtësi kuqezi lacio

Lini një Përgjigje