
Në një intervistë për median zvicerane, “Bluewin”, ish-sulmuesi i Zvicrës, Marko Streler, ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se Granit Xhaka do të transferohet te Reali i Madridit.
Ish-sulmuesi e lidh këtë pretendim me faktin që Çabi Alonso do jetë trajneri i ri i Realit dhe tekniku spanjoll i njeh mjaft mirë cilësitë e mesfushorit shqiptar dhe do të kërkojë ta marrë me vete.
“Alonso e di mirë se Xhaka ishte vendimtar në suksesin e Leverkusenit vitin e kaluar dhe në formën e mirë që po tregojnë “Aspirinat” po ashtu këtë sezon. Graniti mund të jetë zëvendësuesi ideal për Luka Modriç”, u shpreh Streler.
Edhe pse mosha nuk është shumë në favor të tij, vlen për t’u theksuar fakti që Granit Xhaka në dy sezonet e fundit ka qenë në super formë, jo më kot u nominua dhe në 30 lojtarët më të mirë në garën për “Topin e Artë”.
Lini një Përgjigje