TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Janar 2025, 19:32

Gati oferta rekord nga Arabia Saudite, 350 mln euro për të bindur Realin të ndahet nga Vinicius Zhunior

Shkruar nga Pamfleti

Gati oferta rekord nga Arabia Saudite, 350 mln euro për të bindur

Drejtuesit e Ligës Pro Saudite janë të gatshëm të thyejnë rekordin botëror të transferimeve për të bindur Realin e Madridit të ndahet me Vinicius Zhunior.

Pasi dështoi me një ofertë për brazilianin vitin e kaluar, interesi i SPL nuk është zbehur.

Eksperti i merkatos Ben Jacobs raporton:

Drejtuesit e kampionatit saudit synojnë të nënshkruajnë me Vini Jr dhe janë të përgatitur të shpenzojnë një shumë rekord prej 350 milion €.

Al-Ahli është klubi më i interesuar, por Al-Nassr dhe Al-Hilal gjithashtu kanë shprehur interes. Asgjë e mundur tani, por Vini Jr është një objektiv konkret dhe ambicioz saudit”.

Marrëveshja e Vini Jr me Realin e Madridit skadon në vitin 2027.

 

vinicius zhunior sulmuesi brazilian al ahli

Lini një Përgjigje