
Jordi Jaku e ka nisur mbarë aventurën me Bolonjën në Itali. Mesfushori 18-vjeçar asistoi dje për ekipin U-20 në transfertën e Xhenoas. Sfida u mbyll në barazim 1-1 dhe pati vlerë për javën e 21 të Primaverës.
Vetëm 4 minuta iu nevojitën në fushë Jakut. Rezultati ishte në favorin e Xhenoas, ndërsa trajneri i Bolonjës aktivizoi ish-lojtarin e Tiranës në minutën e 59.
Në minutën e 63, Jaku dha një pasim vendimtar në zonë për Tonin, që nuk gaboi. Me golin e shënuar nga ky i fundit, sfida u mbyll me barazim.
Lini një Përgjigje