TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Janar 2025, 20:45

Liga e Europës/ Roma pëson disfatë, spektakël në sfidën Hofenhajm-Totenhem

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Roma pëson disfatë, spektakël në

Totenhemi fitoi 2-3 ndaj Hofenhajmit, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës. “Spërsat” marrin kështu 3 pikë të rëndësishme, në një transfertë të vështirë si ajo e “PreZero Arena”. Londinezët realizuan me Madison shumë shpejt, ndërsa spikati edhe Son me dopietë. Në krahun tjetër, golat e Stah dhe Mokua nuk mjaftuan për vendasit.

Një xhiro para fundit të fazës së ligës, Roma u mund 1-0 nga AZ Alkmar. Në ndeshjet e tjera, Bodo/Glimt kaloi 3-1 Makabin e Tel Avivit, ndërsa Porto-Olimpiakos përfundoi 0-1.

totenhem roma liga e europës

Lini një Përgjigje