TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Janar 2025, 22:18

Mbrojtësi i kombëtares gati për hapin e madh në karrierë, 26-vjeçari drejt transferimit te skuadra e La Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Mbrojtësi i kombëtares gati për hapin e madh në

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Enea Mihaj, duket se po bëhet gati për hapin e madh në karrierë. 26-vjeçari i cili është pjesë e skuadrës së Famalikaos në elitën e futbollit portugez, ku i është besuar edhe shiriti i kapitenit, së fundmi ka përfunduar në “radarët” e klubit të Selta Vigos që militon në La Liga. 

Mihaj ka kontratë me skuadrën portugeze deri në qershor të këtij viti. Kujtojmë që lojtari shqiptar ishte transferuar te skuadra nga Portugalia në vitin 2022 për 200 mijë euro, por tani vlera e tij është 3 milionë euro.

Gjasat janë të mëdha që 26-vjeçari të transferohet në La Liga, duke qenë se kontrata e tij përfundon në fund të sezonit.

enea mihaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare selta vigo

Lini një Përgjigje