TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Janar 2025, 18:52

Evertoni “përzë” Brojën, trajneri nuk e do më në skuadër: Duhet të kthehet te Chelsea, kemi nevojë për përforcime!

Shkruar nga Pamfleti

Evertoni “përzë” Brojën, trajneri nuk e do më

Trajneri i Everton-it, David Moyes, ka konfirmuar se klubi mund të përfundojë huazimin e Armando Brojës nga Chelsea këtë muaj.

Broja ka kaluar një periudhë të vështirë me dëmtime që nga nënshkrimi i tij me Everton-in në verë.

Sulmuesi shqiptar ka luajtur vetëm 158 minuta në Premier League dhe aktualisht është jashtë fushave për rreth tre muaj për shkak të një dëmtimi të ligamenteve të kyçit të këmbës.

Everton-i thuhet se po shqyrton mundësinë e përfundimit të huazimit të tij nga Chelsea për të liruar hapësirë për një tjetër huazim.

"Toffees" po punojnë për të sjellë përforcime para përfundimit të afatit kalimtar. Në këtë moment nuk ka një vendim të prerë, por nga bisedat që kemi pasur, është një mundësi. Në këtë moment nuk është konfirmuar ende”, tha Moyes në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes kundër Brighton-it.

Moyes gjithashtu tha se Everton-i po punon intensivisht për të sjellë lojtarë këtë muaj, por pranoi se klubi ka disa kufizime në atë që mund dhe nuk mund të bëjë.

“Po përpiqem të kuptoj situatën, por po has disa kufizime në atë që mund dhe nuk mund të bëjmë.  Jam ende mjaft optimist se do të bëjmë përforcime para përfundimit të afatit kalimtar, kjo është e sigurt. Nuk dua të jap premtime, por jam i bindur se do të realizojmë diçka para fundit të afatit", përfundoi ai.

Lini një Përgjigje