TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Janar 2025, 13:48

Napoli bën ofertë zyrtare për Ardian Ismajlin

Shkruar nga Pamfleti

Napoli bën ofertë zyrtare për Ardian Ismajlin

Napoli ka hedhur hapa të rëndësishme për të afruar Ardian Ismajlin që në dritaren e kësaj hapësire transferimesh të janarit. Oferta që Napoli ka bërë për Ismajlin është 3 milionë euro.

Sipas Tuttosport, Napoli ka ofruar 3 milionë euro për mbrojtësin e Kombëtares. Mbrojtësi 28-vjeçar ka kontratë me Empolin deri në qershor të këtij viti dhe ka ka refuzuar vazhdimin e marrëveshjes.

Ai konsiderohet nga Antonio Conte si një alternativë e vlefshme për fazën e mbrojtjes, teksa ka luajtur në 21 ndeshjet e këtij sezoni me Empolin në Serie A. Veç napoletanëve për të ka pasur interes nga Juventusi.

 

Lini një Përgjigje