
Atalanta ka mundur Komon në javën e 22 të Serisë A dhe është kthyer te fitorja në kampionat pas tre barazimesh dhe një humbjeje.
Një fitore me përmbysje në transfertë për Berat Gjimshitin me shokë, pasi skuadra e Fabregas kaloi në avantazh në minuten e 30 me talentin e marrë nga Reali i Madridit, Niko Paz.
Reagimi i zikaltërve erdhi në pjesën e dytë.
Protagonisti i kësaj ndeshjeje ishte Retegui, golashënuesi më i mirë i Serisë A me 16 realizime këtë sezon, i cili realizoi dy gola në minutat 56 dhe 70.
Dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt erdhi dhe goli i tretë për miqtë i shënuar nga De Ketelare, por që u anulua nga VAR për prekje të topit me dorë.
Lini një Përgjigje