
Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos është mbyllur me një barazim dramatik 1-1.
Sfida ishte shumë e luftuar, por me Dinamon që ishte më kërkuese në ndjekje të golit, të cilin e gjeti me anë të Mandelës vetëm në pjesën e dytë të lojës. Dinamo më pas dukej në kontroll dhe Partizani nuk ishte aq kërkues para Teqjes, i cili kaloi pjesën më të madhe të ndeshjes si spektator.
Por pikërisht në shtesën e takimit, një devijim me kokë i Bintsuka solli edhe barazimin1-1 që nuk i lejoi asnjë prej skuadrave të shkëputen në kreun e klasifikimit duke mbajtur situatën mes tyre të pandryshuar.
Në sfidën tjetër Skënderbeu ka marrë një fitore karakteri duke përmbysur 2-1.
Një sfidë plot emocione u luajt në Korçë. Fillimisht ishte Teuta që gjeti avantazhin me Llocin. Ky i fundit shkaktoi më pas penallti, që u vendos pas rishikimit me VAR.
Bismark nuk gaboi nga pika e bardhë duke barazuar takimin. Pjesa e dytë pa korçarët të mbeteshin me 10 lojtarë, pasi Bismark u largua me karton të kuq në minutën e 65. Dhe ky një episod që u pa me VAR.
Një tjetër karton i kuq ishte rezervuar, ndërsa Karabeci mori të verdhin e dytë. Më pas për të bërë heroin te Skënderbeu mendoi Rashica.
I ardhur nga stoli, sulmuesi që do zë largohet, shënoi golin e përmbysjes.
Një fitore me vuajtje që ringjall shanset e korçarëve për mbijetesën në Superiore. Tashmë Skënderbeu ka 19 pikë, katër pikë më pak se Teuta që mban vendin e 7 në renditje.
Lini një Përgjigje