TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Janar 2025, 18:57

Sulmuesi shqiptar protagonist absolut, i mjaftojnë 9 minuta për të shënuar dy gola (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar protagonist absolut, i mjaftojnë 9 minuta për

Silvio Merkaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Sudtirol po luan në transfertë përballë Frosinones. Sfida e vlefshme për javën e 23 të Serisë B, ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-2.

Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai që shënoi të dy golat për të tijtë në një hark kohor prej 9 minutash.

Golin e parë, Merkaj e shënoi në minutën e 20, ndërsa për të dytin mendoi në minutën e 29. Në të dy rastet, sulmuesi shqiptar u asistua nga shoku i tij i skuadrës, Odogu.

 


Kujtojmë se titullar për Sudtirolin në këtë sfidë është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli.

silvio merkaj sulmuesi shqiptar sudtirol

Lini një Përgjigje