TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Janar 2025, 19:17

Nisje e shkëlqyer, Marash Kumbullës i mjaftojnë 15 minuta për të tundur rrjetën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nisje e shkëlqyer, Marash Kumbullës i mjaftojnë 15 minuta

Takimi mes Sevijas dhe Espanjolit ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

Mbrojtësi kuqezi ka arritur të realizojë golin që zhbllokoi shifrat e këtij takimi që në minutën e 15. Kumbulla e ka nisur këtë takim si titullar për ekipin nga Barcelona duke arritur dhe të shënojë.

Goli përballë Sevijas është i dyti për 24-vjeçarin në La Liga në 19 ndeshje duke llogaritur dhe këtë të sotmen.

 

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares shqiptare sevija

Lini një Përgjigje