TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Janar 2025, 20:53

Armando Dobra nxjerr me pikë ekipin e tij nga transferta, sulmuesi kuqezi realizon golin e 7 në Angli (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Armando Dobra nxjerr me pikë ekipin e tij nga transferta, sulmuesi kuqezi

Armando Dobra ka shënuar për Çesterfilldin në Angli. Sulmuesi 23-vjeçar realizoi golin e barazimit për skuadrën e tij, ndërsa sfida me Port Vale u mbyll me barazimin 1-1.

Fillimisht ishin miqtë që në minutën e dytë shënuan me Stoklej. Në pjesën e dytë mbetën me 10 lojtarë, pasi Klark u largua me karton të kuq.

Vendasit shtuan sulmet dhe Dobra konkretizoi në minutën e 76. Goli i shënuar ishte i shtati për të në kampionat.

Kjo ndeshje pati vlerë për javën e 28 të ligës së katërt për nga niveli në Angli. Çesterfilld ndodhet në vendin e dhjetë, teksa Port Vale mban vendin e katërt.

armando dobra sulmuesi shqiptar çesterfilld

Lini një Përgjigje