TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Janar 2025, 21:18

Futbollisti shqiptar i dhuron 3 pikë të arta ekipit të tij, ndeshja mbyllet me 9 gola (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Futbollisti shqiptar i dhuron 3 pikë të arta ekipit të tij,

Duel i çmendur me plot 9 gola të shënuar mes Alaniasporit dhe Basaksehirit, që përfundoi me shifrat 5-4. Protagonist në këtë përballje u bë edhe futbollisti shqiptar i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, i cili shënoi golin e pestë për Alaniasporin, i cili ishte dhe goli i fitores. 

Hadërgjonaj shënoi në minutën e 90 të sfidës nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij. 


Ky ishte goli i dytë i mbrojtësit shqiptar të Kosovës në Superligën Turke me fanelën e Alaniasporit këtë edicion. Ai gjithashtu ka dhuruar edhe dy asiste në 20 ndeshje.

 

florent hadërgjonaj futbollisti shqiptar

Lini një Përgjigje