TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Janar 2025, 22:12

Realizoi golin e vetëm për Espanjolin, Marash Kumbulla vlerësohet më i miri; nota e mbrojtësit kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Realizoi golin e vetëm për Espanjolin, Marash Kumbulla vlerësohet

Marash Kumbulla ka arritur të jetë protagonist ditën e sotme për skuadrën e Espanjolit duke arritur të realizojë golin e vetëm për skuadrën e tij në këtë takim në barazimin ndaj Sevijas me shifrat 1-1.

Në përfundimin e takimit, mbrojtësi kuqezi është vlerësuar si lojtari më i mirë i skuadrës mike. Sipas “Flashscore”, nota që është vlerësuar Kumbulla në këtë takim është 8.0, askush tjetër më sipër atij.

Në minutën e 15 të takimit, djaloshi shqiptar arriti të realizojë gol me kokë dhe kaloi në avantazh skuadrën e tij. Goli i sotëm ishte i dyti për Kumbullën në këtë sezon me Espanjolin në 19 ndeshje në La Liga. 

marash kumbulla mbrojtësi kuqezi espanjol

Lini një Përgjigje