TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Janar 2025, 19:37

Ish-mbrojtësi i Partizanit “shndërrohet” në bomber”, realizon golin e përmbysjes së madhe në Skoci (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ish-mbrojtësi i Partizanit “shndërrohet” në

Bozo Mikuliç u afrua te Partizani në janarin e vitit të kaluar dhe qendroi vetëm 6 muaj. Mbrojtësi nga Kroacia rezultoi një dështim, ndërsa më pas kreu dy transferime të tjera. Tek Auda fillimisht dhe më pas St. Xhonston në Skoci. 
 
Me këto të fundit ka shënuar një gol me mjaft peshë dje. Në minutën e 88, Mikuliç përfitoi nga një top në zonë për të përmbysur rezultatin ndaj Madhëruell. 

Ndeshja e vlefshme për javën e 24 të elitës skoceze, u fitua 2-1 nga skuadra e Mikuliç. Kështu morën 3 pikë shprese, pasi mbajnë vendin e fundit në renditje. 

bozo mikuliç ish-mbrojtësi i partizanit kampionati skocez

Lini një Përgjigje