
Futbollisti me origjinë shqiptare, Atdhe Mazari karrierën e tij do ta vazhdojë në elitën e futbollit kroat, teksa mësohet se fundmi se ka arritur akordin me Varazdinin.
Sipas “Infosport.mk”, Mazari, i cili në të kaluarën është aktivizuar 4 ndeshje me Shqipërinë U-17, në vitin 2017, kur kjo kombëtare drejtohej nga Mustedanagiç, do të firmosë ditën e hënë me skuadrën kroate një kontratë 2-vjeçare.
Për sulmuesin 23-vjeçar do të jetë kjo hera e parë që do të luajë jashtë kufijve të Maqedonisë së Veriut, teksa në dy vitet e fundit spikati me fanelën e Rabotniçkit.
Në 64 ndeshje me fanelën e “romantikëve”, strugani Mazari ka realizuar 18 gola, 8 prej të cilëve në gjysmën e këtij edicioni.
Lini një Përgjigje