
Al Nasri fitoi 3-1 kundër Al Fateh për raundin e 17 në elitën e futbollit të Arabisë Saudite. Në këtë duel Kristiano Ronaldo shënoi për vendasit dhe gjeti golin e 920 në karrierë, i cili ishte për 'kornizë'.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendasve, kjo pas autogolit të Sadane. Simakan dyfishoi shifrat, para se miqtë të shkurtonin me Batna. Tre minuta nga fundi ishte Kristiano Ronaldo që pas një pasimi nga Mane, me një veprim të bukur dhe një "predhë" diagonale shënoi golin e tretë.
Ronaldo ka gjetur golin e dhjetë në tetë ndeshjet e fundit, teksa realizon golin e 20 këtë sezon ose katër gola në vitin 2025.
CRISTIANO RONALDO WHAT A GOAL! ???? pic.twitter.com/bVBeZzE1wj
— TC (@totalcristiano) January 26, 2025
Lini një Përgjigje