TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Janar 2025, 20:49

Lacio sfidon Fiorentinën, trajneri i të kaltërve merr vendim ndryshe për Elseid Hysajn

Shkruar nga Pamfleti

Lacio sfidon Fiorentinën, trajneri i të kaltërve merr vendim

Luhet sot në orën 20:45 takimi i fundit i mbetur i Serisë A për jaëvn e 22. Lacio përballet me Fiorentinën në një ndeshje mjaft të bukur mes dy skaudrave më me emër në gadishullin apenin. 

Elseid Hysaj kësaj radhe do të jetë i detyruar të rikthehet sërish në pankinë. Shqiptari figuron në listën e të grumbulluarve për takimin në “Olimpico”, por i gjendur në stol. Tekniku Baroni ka vensosur që legjionarin ta lërë në stol ndaj “violëve”. 

Lojtari kuqezi ishte titullar në mesjavë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës fituar nga lacialët në shtëpi ndaj një rivali të fortë si Sociedad. Nuk dihet pse trajneri i italianëve merr këtë vendim në këtë supersfidë të javës në ligën italiane. Mbrojtësi u paraqit shumë mirë ndaj spanjollëve, por siç e ka theksuar dhe më parë Marko Baroni, Hysaj për të është një futbollsit shumë i mirë dhe ndërkohë ndërmerr këto hapa në formacion. 


 Lacio sfidon Fiorentinën, trajneri i të kaltërve merr vendim

elseid hysaj mbrojtësi kuqezi lacio

Lini një Përgjigje