TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Maj 2026, 17:32

Bajerni e mbyll me “manita”, Bundesliga përcakton ekipet për Kupat e Europës dhe ato që bien nga kategoria

Shkruar nga Pamfleti
Bajerni e mbyll me “manita”, Bundesliga përcakton ekipet
bajern mynih

Është zhvilluar këtë të shtunë java e 34-t dhe e fundit e sezonit 2025-2026 në Bundesligë, me verdikte të rëndësishme si në garën për Europën, ashtu edhe në fundin e tabelës.

Kampionët e Bajernit të Mynihut e mbyllën sezonin me një fitore të thellë 5-1 ndaj Këlnit në “Allianz Arena”. Protagonist absolut ishte Herri Kejn, autor i një tregolëshi, ndërsa në listën e golashënuesve u shtuan edhe Tom Bishof dhe Nikolas Xhekson. Për miqtë realizoi talenti i ri Said El Mala.

Fitore arriti edhe Borusia e Dortmundit, që siguroi vendin e dytë pas suksesit 0-2 në transfertë ndaj Verder Bremen. Golat për verdhezinjtë u shënuan në pjesën e dytë nga Serhu Girasi dhe Jan Kouto.

Së bashku me Bajernin e Mynihut dhe Dortmundin, në edicionin e ardhshëm të Champions League do të marrin pjesë edhe Lajpcigu dhe Shtutgarti. Lajpcigu u mposht me rezultatin e thellë 4-1 nga Frajburgu, ndërsa Shtutgarti barazoi 2-2 në transfertë ndaj Eintrahtit të Frankfurtit.

Në Ligën e Europës u kualifikuan Hofenhejmi dhe Bajer Leverkusen, të cilat e mbyllën sezonin respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë. Hofenhejmi pësoi humbje të rëndë 4-0 ndaj Borusia Mënshengladbah, ndërsa Leverkuseni barazoi 1-1 përballë Hamburgut.

Në fundin e tabelës, Volfsburgu fitoi përballjen direkte ndaj St. Paulit dhe e mbylli kampionatin në vendin e 16-të, që e detyron të luajë ndeshjen “play-out” për mbijetesë ndaj ekipit të vendit të tretë në Bundesligëm 2.

Ndërkohë, Heidenhejmi dhe St. Pauli bien zyirtarisht nga Bundesliga dhe sezonin e ardhshëm do të garojnë në kategorinë e dytë gjermane.

bajern mynih borusia dortmund bajer leverkusen bundesliga

Lini një Përgjigje