
Sot janë luajtur dy ndeshjet e mbetura për të mbyllur javën e 19 të Superiores. Vora mposhti Partizanin me rezultatin 1-0, ndërsa Teuta dhe Dinamo zhgënjyen me një barazim 0-0.
Egnatia kryeson me 3 pikë më shumë se Elbasani. Rrogozhinasit u mposhtën këtë javë, ndërsa Elbasani doli me 1 pikë, shkruan "Panorama Sport".
Dinamo dhe Vllaznia mbajnë respektivisht vendin e tretë dhe katërt me 33 pikë. Teuta si ndjekësja më e afërt e “Final Four” është 7 pikë larg. Për këtë mund të thuhet se katërshja e parë është arratisur.
Pjesa tjetër me pesë ekipe shfaqet në luftë për mbijetesë. Partizani është 5 pikë larg Bylisit të vendit të tetë. Me 1 pikë më pak se të kuqtë është Vora e vendit të shtatë.
Lini një Përgjigje