TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Janar 2026, 17:36

Partizani pësoi humbjen e 3 radhazi, stjuardët shmangin përplasjen e trajnerit Kërnaja me gjyqtarin në Vorë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Partizani pësoi humbjen e 3 radhazi, stjuardët shmangin

Partizani pësoi humbjen e tretë radhazi në kampionat, teksa ditën e sotme u mposht në Vorë nga ekipi i Arian Bellait. “Demat” dolën “kokëulur” pas disfatës 1-0 ndaj Vorës, gjë e cila solli tension pas fundit të sfidës.

Dario Daka gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 90, duke vendosur edhe fatet e këtij takimi, por trajneri i të kuqve, Oltijon Kërnaja nuk arriti t’i mbante nervat pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit kryesor.

Timonieri i të kuqve donte të priste arbitrin e sfidës Albert Doda, por një stjuard mbajti Kërnajën, i cili kishte vendosur t’i kërkonte “llogari” gjyqtarit. Gjithsesi situata u qetësua dhe gjihçka shkoi siç duhej, duke shmangur kështu një përplasje mes palëve.

 

oltion kërnaja trajneri i partizanit

Lini një Përgjigje