TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Janar 2026, 16:01

Silvinjo e përmendi për kombëtaren shqiptare, lojtari argjentinas ndryshon zyrtarisht fanelën

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo e përmendi për kombëtaren shqiptare, lojtari argjentinas

Tomas Guidara është një nga emrat e përmendur nga trajneri Silvinjo për Kombëtaren, ndërsa edhe Kristian Panuçi e shikonte më parë si mundësi. 29-vjeçari nga Argjentina ka ndryshuar së fundmi skuadër duke firmosur për Lanus.

Pas eksperiencës me Hurakan, sërish mbetet në elitën argjentinase. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka firmosur kontratë të vlefshme deri në fundin e vitit 2028.

Me origjinë arbëreshe, por që ka luajtur vetëm në Argjentinë, Guidara asnjëherë nuk është ftuar nga Shqipëria. Edhe pse emri i tij është përmendur disa herë, sërish karriera e tij është fokusuar vetëm në vendlindje.

tomas guidara sulmuesi me origjinë shqiptare silvinjo

Lini një Përgjigje