
Senegali është finalisti i parë i Kupës së Kombeve të Afrikës, pas fitores 1-0 ndaj Egjiptit në çerekfinalen e luajtur në Tanger. Në minutën e 23, Senegali humbi kapitenin Kalidu Kulibali, i cili u dëmtua dhe në vend të tij hyri Mamadu Sarr. Pjesa e parë u mbyll 0-0.
Goli vendimtar u shënua nga ylli kryesor i Senegalit, Sadio Mane. Ish-sulmuesi i Liverpulit shënoi në minutën e 78 me një goditje të fortë me të djathtën nga distanca. Në minutat në vijim, Egjipti u përpoq të barazonte shifrat, por nuk ia doli.
Senegali fiton përfundimisht 1-0 dhe shkon në finale, aty ku do të përballet me fituesin e çiftit Nigeri-Marok. Mohamed Salah me shokë shpërthyen në lot, festë e madhe për Sadio Mane & Co.
Lini një Përgjigje