TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Janar 2026, 20:56

Sulmuesi shqiptar gati të bashkohet me “fqinjët” e Durrësit, 24-vjeçari nuk gjen rehati edhe tek ekipi aktual

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar gati të bashkohet me “fqinjët” e

Marvin Çuni është gati që të largohet përfundimisht nga Rubin Kazan. As huazimi te Sampdoria s’ka shkuar siç duhet, ndërkohë që tek ekipi rus nuk e duan më sulmuesin 24-vjeçar, të cilin e blenë 2 milionë euro 2 vite më parë.

Në këto kushte, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është gati të rikthehet në Itali. Sipas "Blucerchati.net", “komshinjtë” e qytetit të Durrësit, Bari po mendon për të transferuar Çunin, i cili është i hapur për një kalim të tillë në Serinë B. Ndërkohë që priten dy klubet, për të rënë dakord mbi formulën e këtij “operacioni”.

Kujtojmë se Çuni ka një karrierë interesante. Ai është aktivizuar më parë edhe për ekipe të tjera, si Freising, Bajern Mynih, Sonenhof, Paderborn, Sarbruken dhe Frosinone.

marvin çuni sulmuesi shqiptar rubin kazan

Lini një Përgjigje