TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Janar 2026, 19:10

Vllaznia ndal marshimin e Egnatias dhe kthehet në luftë për kreun, Flamurtari shtang Elbasanin; tension dhe stola të thyer (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia ndal marshimin e Egnatias dhe kthehet në luftë për

Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës për javën e 19 në Abissnet Superiore. Në “Loro Boriçi”, Vllaznia fitoi 1-0 ndaj kampiones në fuqi, Egnatias. Pas një aksioni të gjatë të shkodranëve, ishte Sherif Kallaku që dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të majtën brenda zonës. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Vllazninë.

Në minutën e 59, Egnatia gjeti golin me Buriç, por që u anulua nga arbitri kryesor i takimit për pozicion jashtë loje të Alesandro Albaneze. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Vllaznia fiton 1-0 ndaj Egnatias, duke i ndalur rrogozhinasit pas 4 fitoreve radhazi. Egnatia mban vendin e parë me 37 pikë, Vllaznia ngjitet në vendin e tretë me 33 pikë.

Në “Elbasan Arena”, verdheblutë u ndalën në barazim 1-1 ndaj Flamurtarit. Golat u shënuan në pjesën e dytë. Sfida u zhbllokua në minutën e 70, ku Xhonatan Lajthia u penga në zonë nga Lorenc Trashi, arbitri dha 11-metërsh, Dialo goditi saktë dhe kaloi në avantazh vendasit. Vlonjatët barazuan shifrat me Aldrit Oshafin, i cili shënoi me kokë pas një krosimi në zonë nga goditja e dënimit.

Në tribunat e “Elbasan Arena” situata nuk ishte aspak e qetë, pasi pati dhe incidente. Përplasjet e policëve me tifozëve shaktuan kaos, ndërsa pati edhe stola të thyer.

 

Rezultati final 1-1. Elbasani mban vendin e dytë me 34 pikë, Flamurtari vendin e nëntë me 15 pikë.

vllaznia egnatia elbasani flamurtari abissnet superiore

Lini një Përgjigje