TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Janar 2026, 17:39

“Së shpejti do të ketë një projekt të madh”, Hansi Flik në mbështetje të Alonsos: Klubet duhet të besojnë te trajneri dhe stafi i tij

Shkruar nga Pamfleti

“Së shpejti do të ketë një projekt të

Hansi Flik pati fjalë vlerësimi për Çabi Alonson, pas shkarkimit të tij si trajner i Realit të Madridit. Gjermani, që ruan një marrëdhënie të mirë profesionale me teknikun bask, shmangu gjykimin e vendimit të klubit madrilen, por theksoi vështirësinë e punës së trajnerit në futbollin e elitës spanjolle.

Te Reali i Madridit kanë vepruar kështu, por nuk është puna ime dhe nuk dua të flas për këtë, – tha Flik, përpara se të shpjegonte lidhjen me Alonson: – Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Çabin, u njohëm te Leverkuseni kur unë isha trajner i kombëtares dhe kemi qenë në kontakt”.

Flik nënvizoi se situata të tilla janë pjesë e natyrshme e futbollit profesionist: “Puna e trajnerit është shumë e ndërlikuar, ne kemi shumë përgjegjësi. Shkarkimi dhe largimi janë pjesë e profesionit tonë, ndaj duhet të jetojmë me këtë”.

Ai u shpreh i bindur për të ardhmen e Alonsos: “Duhet t’i pranosh këto gjëra në futboll dhe i uroj më të mirën. Me siguri, së shpejti do të ketë një projekt të madh për të dhe stafin e tij”.

Flik e mbylli deklaratën e tij me mbështetje të qartë: “Futbolli është kështu, duhet të ecësh përpara dhe të dish ku të përmirësohesh, por Çabi është një trajner fantastik, ka të ardhme të madhe përpara”.

hansi flik trajneri i barcelonës çabi alonso

Lini një Përgjigje