
Kristjan Asllani po shqyrton variantet që ka për vazhdimin e karrierës së tij, teksa etapa te Torino tashmë duket e mbyllur. Ai ka bërë disa ndeshje në pankinë ndërsa nuk u grumbullua që të luante në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Romës.
Për mesfushorin ka disa variante në Itali dhe jashtë saj, por tashmë në skenë është shfaqur një tjetër mundësi shumë interesante. Klubi i Xhenoas është në kërkim të përforcimeve për pjesën e dytë të sezonit, ku kërkon të shkëputet sa më shpejt nga zona e ftohtë e klasifikimit dhe të shkojë e qetë drejt mbijetesës.
Sipas “Sky”, trajneri Daniele De Rosi vlerëson aftësitë e Asllanit dhe e sheh atë si një lojtar i cili mund të bëjë shumë mirë në këtë klub me histori në futbollin italian. Kjo do të ishte një mundësi e mirë për Asllanin që të mësonte më shumë për rolin e tij nga një “specialist” siç ka qenë De Rosi në vitet si lojtar, kur fitoi edhe Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006.
Pas 20 javësh në Serinë A, Xhenoa mban vendin e 15 me 19 pikë, ndërsa rrezikon rënien nga elita e futbollit italian. Për informacion, Xhenoa e ka fituar kampionatin plot 9 herë.
Il @GenoaCFC valuta Kristjan Asllani come possibilità per il centrocampo. Club pronto anche a chiudere per Matteo Dagasso del Pescara @SkySport
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 14, 2026
Lini një Përgjigje