TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Janar 2026, 21:05

Reali tentoi t’i ndryshonte stafin Alonsos, por ai refuzoi; zbulohet “molla e sherrit” që shtyu teknikun të largohej nga madrilenët

Shkruar nga Pamfleti

Reali tentoi t’i ndryshonte stafin Alonsos, por ai refuzoi; zbulohet

Sipas “Marca”, drejtuesit e Realit të Madridit u përpoqën të ndryshonin stafin teknik të Çabi Alonsos, duke kërkuar përfshirjen e Antonio Pintus, përgatitësin e famshëm atletik dhe fizik. Alonso reagoi prerë, duke iu thënë drejtuesve se stafi i tij është një “vijë e kuqe” dhe se nuk do ta ndryshonte në asnjë rrethanë.

Trajneri spanjoll e bëri të qartë se ruajtja e bashkëpunëtorëve të tij ishte kusht thelbësor për vazhdimin e projektit sportiv. Pas këtij refuzimi, klubi mori një vendim drastik: shkarkoi të gjithë stafin teknik, përfshirë edhe vetë Çabi Alonson.

Lajmi, i bërë publik nga “Marca”, ka shkaktuar bujë të madhe, duke nxjerrë në pah përplasjen mes vizionit të trajnerit dhe kërkesave të klubit. Vendimi tregon se negociatat kanë dështuar plotësisht dhe se Reali i Madridit ka zgjedhur të mbyllë bashkëpunimin në mënyrë të menjëhershme, pavarësisht profilit dhe prestigjit të Alonsos.

çabi alonso real madrid

Lini një Përgjigje