
Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, e ka nisur vitin 2026 në mënyrën më të mirë të mundshëm, teksa realizoi dopietë me fanelën e Alaniasporit, në duelin ndaj Karagumruk në Kupën e Turqisë, që përfundoi në barazim 2-2.
Fillimisht 31-vjeçari shënoi në minutën e 16 golin e avantazhit, ndërkohë që në minutën e 74, vulosi shifrat në 2-2 nga pika e bardhë e penalltisë.
Hadërgjonaj është shndërruar në një lider te skuadra turke, teksa ky është sezoni i tretë me fanelën e Alaniasporit.
Lini një Përgjigje