
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha është duke zhvilluar një sezon shumë të mirë në Kroaci.
Sipas raportimeve te mediave turke dhe kroate, Gallatasarai i kë bërë ofertë Dinamos së Zagrebit për sulmuesin kuqezi, por kroatët nuk do të lejojnë largimin e tij në këtë fazë të sezonit. Klubi e konsideron Hoxhën një pjesë shumë të rëndësishme të skuadrës dhe planifikon ta mbajë atë, të paktën deri në fund të sezonit.
Raportohet gjithashtu se një ofertë më bindëse është nga Fenerbahçe, në një marrëveshje të mundshme që lidhet edhe me portierin Dominik Livakoviç (Fenerbahçe), do të ishte më e pranueshme për Dinamon, por situata mund të ndryshojë vetëm nëse paraqitet një propozim financiar i konsiderueshëm para mbylljes së afatit kalimtar.

Rikujtojmë Arbër Hoxha po kalon një sezon pozitiv me Dinamon e Zagrebit, ku në 17 ndeshje në ligën vendase ka realizuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste. Me Kombëtaren e Shqipërisë, ai numëron 21 ndeshje dhe 1 gol.
Kontrata e 27-vjeçarit me Dinamon e Zagrebit është e vlefshme deri në qershor të vitit 2029, ndërsa vlera e tij aktuale në treg, sipas “Transfermarkt”, vlerësohet rreth 2.5 milionë euro.
Lini një Përgjigje