TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Janar 2026, 19:57

Skitë Alpine/ Lara Colturi e 16-ta në lëshimin e parë në Flachau të Austrisë

Shkruar nga Pamfleti

Skitë Alpine/ Lara Colturi e 16-ta në lëshimin e parë

Lara Colturi nuk shkoi më shumë se vendi i 16 në zbritjen e parë të garës së Slalomit në ndalesën e radhës së Kupës së Botës së Skive Alpine në Flachau të Austrisë. Skiatorja kuqezi e përshkoi pistën në këtë zbritje me kohën 58.88 sekonda, 2.66 sekonda më shumë se fituesja Mikaela Shiffrin.

Lara Colturi e nisi mjaft mirë garimin e saj në këtë zbritje, por një gabim i bërë prej saj pak më vonë bëri që ajo të humbasë kohë, por 19-vjeçarja gjithsesi arriti të mbyllë garimin e saj në vendin e 16 së bashku me austriaken Katharina Huber duke siguruar kështu edhe pjesëmarrjen në zbritjen e dytë të kësaj disipline sportive që do të jetë në orën 20:45.

Përsa i përket vendeve të para, Mikaela Shiffrin e fitoi zbritjen e parë me 56.22 sekonda e ndjekur në vendin e dytë nga Paula Moltzan, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua austriakja Katharina Truppe.

Skitë Alpine/ Lara Colturi e 16-ta në lëshimin e parë

lara colturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje