TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Janar 2026, 22:31

Një legjendë e “Djajve të Kuq”, Mançester Junajtid zyrtarizon trajnerin e ri deri në fund të sezonit

Shkruar nga Pamfleti

Një legjendë e “Djajve të Kuq”, Mançester

Nuk ka më dyshime, Majkëll Kerrik, kthehet te Mançester Junajtid si trajner i përkohshëm deri në qershor. Legjenda e këtij klubi, rikthehet për herë të dytë në këtë pozitë pas 5 vitesh ku do të zëvendësojë trajnerin e larguar, Ruben Amorim.

Stiv Holand, Xhonathan Udgejt, Xhoni Evans dhe Travis Binion janë të gjithë pjesë e stafit të Kerrik.

Ndërkohë Darren Fletçer zgjodhi të rikthehej te skuadra nën-18 vjeç. Ai do të ketë një test të vërtetë, pasi ndeshja e tij e parë si trajner i Junajtid do të jetë derbi ndaj Maçester Sitit, që do të luhet të shtun[n më 17 janar në orën 13:30.

Është një nder për mua që të kem përgjegjësinë për të drejtuar Mançester Junajtid. E di çfarë pune duhet bërë për të pasur sukses këtu. Fokusi im tani është të ndihmoj lojtarët që të arrijnë standardet që priten te ky klub i jashtëzakonshëm”, u shpreh Majkëll Kerrik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Manchester United (@manutd)

Pas 21 javësh në kampionatin anglez, Juanjtid mban vendin e 7 me 32 pikë, 17 më pak nga Arsenali kryesues.

 

majkëll kerrik mançester junajtid

Lini një Përgjigje