Rrëzimi i Ramës nuk mjafton; protesta mund të vetëshkatërrohet nga populizmi, përçarja dhe mungesa e një plani për "Shqipërinë e Re"…
Kujdes! Protesta paqësore dhe atdhedashëse mund të "vetëvritet" nga populizmi euforik.
Kjo për disa arsye kryesore:
1. Mosqartësimi i fenomenit të ngritjes së socializmit të gjeneratës së re, referuar edhe këtij artikulli, duke e mbingarkuar protestën me shumë mesazhe që zbehin objektivitetin dhe sidomos misionin e saj.
2. Dorëheqja e Ramës është një objektiv plotësisht i realizueshëm, sepse qeveria e tij, thjesht personale, është e kalbur. Çdo gjë e kalbur bie.
3. Misioni i vetëm i kësaj proteste duhet të jetë "Shqipëria e Re".
4. Ky mision duhet qartësuar se çfarë nënkupton dhe si do të realizohet.
5. Ky mision nuk mund të jetë thjesht një paralele e protestave, por një vizion dhe objektiv i realizueshëm.
6. Objektivat duhen qartësuar mirë, sa më thjeshtë dhe sa më lehtësisht të kuptueshme nga çdo protestues dhe çdo shqiptar: cilët janë të menjëhershëm dhe afatshkurtër, cilët janë afatmesëm dhe cilët janë pjesë e vizionit afatgjatë.
7. Objektivat duhet të jenë të mirëstrukturuara, duke filluar nga ndryshimet kushtetuese, sociale, ekonomike dhe buxhetore.
8. Kjo kërkon që për këto objektiva jo të lehta të fillojnë të angazhohen ekspertë shqiptarë, nga diaspora, por edhe të huaj, që bashkohen në platforma online, të mirëpërdorin mundësitë e jashtëzakonshme të inteligjencës artificiale dhe të hartojnë draft-dokumentet për reformat specifike.
9. Vetëm mbi bazën e këtyre dokumenteve për reformën e thellë politike duhet të përgatitet draft-kontrata e protestuesve me gjithë shqiptarët.
10. Kjo punë duhet të fillojë pa vonesë, sepse rrit besueshmërinë dhe mbështetjen publike përpara, gjatë dhe sidomos pas protestave.
11. Kujdes nga populizmi euforik! Bazuar edhe në artikullin e mësipërm, premtimet euforike janë "gropa të thella" që fundosin si lëvizjet e reja shoqërore, ashtu edhe ato politike.
12. Protestat tona duhet të nxjerrin mësime nga "Pranvera Arabe", e cila rrëzoi "mbretëri familjare" dhe "mbretëri personale" qindra miliardë dollarëshe, por dështoi në misionin për të ndërtuar të nesërmen e premtuar.
13. Lëvizja e protestuesve duhet të bëjë shumë kujdes nga vetëkënaqësia, nga përçarja apo edhe nga keqpërdorimi prej "dy vëllezërve siamezë" që mbretërojnë mbi vrasjen e shpresës dhe të së ardhmes së të gjithë shqiptarëve.
14. Protesta duhet të bëhet gati për të qenë konkurruese që në zgjedhjet e reja për pushtetin qendror, por sidomos për çdo opsion për zgjedhje parlamentare të parakohshme. Lëvizja e protestuesve duhet bërë për të parandaluar dorëheqjen tinëzare të Ramës, i cili mund të largohet përkohësisht jo për të ikur vërtet, por për t'u rikthyer:
(i) me më shumë agresivitet;
(ii) me më shumë hakmarrje primitive.
E fundit, të dashur protestues atdhetarë, paqësorë dhe të mirëarsimuar:
Të përkushtuar ndaj misionit historik, ajo që presin shqiptarët nga ju është një dhe vetëm një:
"Shqipëria e Re".
Suksese dhe mirënjohje!
O po kush flet hengri e piu ky sa deshi tani do te behet edhe kryetar bashkie ne vlore. Ti je i pari qe je kalbur bashke me kete te gjatin, sepse ke vene firmen tende ne shume zullume qe kane pervetesuar e grabitur pronen e perbashkte, dhe nuk ke asnje te drejte t'i japesh mend rinise shqiptare se cilat jane objektivat, synimet dhe ringritjen e kombit. Rinia me çiltersine e saj do ngreje vendin, do ta rindertoje te ardhmen si vendet fqinje, pa ju ngaterruar ju ferrat neper kembe siç keni bere deri tani. Largohu ne heshtje e mos dil as ne proteste. Skemi nevoje per ty. Rinia nuk eshte dele. Forca Gjenerata Z !!
Nuk mund të flasi si prind i mirë ai që 30 vjet më parë ishte këshilltari financiar i firmave piramidale.
E ke qare o ish-socialist. Keto qe u thua ndoshta nuk I kutoptojne-atehere udhehiqi ti; ose I kuptojne por kane synime te tjera-dmth to rri menjane.
Vllai ti nuk ke bere ndonjehere proteste! Ti ke qene minister i Nanos se korruptuar dh llogaritar i hajditeve te Shqipetareve, firmes Vefa. Mos kujto se i kemi harruar, nje ekonomist kooperativash medioker dhe nje zyrtar mbeshtetes trafikantesh ne Vlore..Mbylle e mos na llap shume!
Hej Z. Arben! Çfarë bënë delegatët e PS deri tani? A mblodhën firma për një "mbledhje të jashtëzakonshme të kuvendit të PS"? Nuk ka sistem "kontrolli" brenda PS! Askush nuk po ia shtrëngon zinxhirin rreth qafës kryetarit të PS! Ti nuk je anëtar delegat i PS? Pse nuk propozon diçka për të ndaluar veprimet e pakontrolluara të Ramës? Rendi shoqëror është në rrezik dhe ti je gjithashtu përgjegjës ta pyesësh Ramën: "Kjo është Shqipëria që premtove vite më parë në fushatat zgjedhore?"
"Shqipëria e Re" është projekti i "Kastës". Ju prisni zgjedhjet e përgjithshme të radhës ose në rast të një dorëheqje të Ramës, të jeni pjesë e zgjidhjes . Një qeveri e re qoftë pa Ramën, nuk është zgjidhja. Qoftë edhe sikur të përfshinin aty ndonji 'dhi' në mes të 'deleve'. Ju nuk jeni në krah të Protestës. "Populizmi" i protestës ndryshon nga populizmi i "Shqipërisë së Re". Ju doni ti vishni një kostum të ri një dordoleci. Sado që përpiqeni ta largoni dordolecin tutje në horizont , për mos ta dalluar njerëzia, më kot. Kërkohet një qeveri teknike , pa 'dhi' e pa dele, që kalon nën strukun e aleatëve gjeostrategjik të shqiptarëve. "Momentum-i" kalimtar i krizës u praktikua për 34 vjet dhe polli veç kriza.
Plako leji pordhet po shko atje e duartrokit si gjith te tjeret.Protestuesit skane nevoje per mend por per pjesmarje.
SHIPERIA E RE eshte 90 e kamufluar e kastes se vjeter qe do te ricikloje vetveten ne 2026....sidomos per te rene ne sy kan futur ne proteste ata DAULEXHINJTE....PIKERISHT PER TE RENE NE SY....SI PROTAGONISTE.....LARG DUART NGA PROTESTA FELLIQESIRE 35 VJECARE....SHQIPERIA E RE e juaja ne teresi eshte te shkoni atje ku e meritoni ne BURG...DHE TJU KONFISKOHET GJEA E VJEDHUR....se i takon popullit dhe kombit...si pakice MAFIOZE qe keni rjepur kte kombin ka 35 vjet.....
kush jep keshilla.....o ARBEN BEJI TE FALA NANOS qe na beri peshqesh kte kermen e solli nga PARISI me thonj pa prere qe shiste ikona te vjedhura rugeve te parisit....pasi nuk ja doli te pasurohej me pislliqe erdhi te pasurohet me AJDUTLLIQE duke rjepur kombin e vet....FAKT.....jepi keshilla PS qe te dali nga gjendja MAFIOZE e heshtjes ku ka rene...ku askush nuk ndihet MEGJITHSE BEMAT E PERVETSIMET JANE TE PAPARA...TE ISHTE GJELLE enveri DO JU VARTE SI PARTI...SIC E KISHTE ZAKON SI DIKTATOR...POR KOMBIT DO I BENTE MIRE SE DO QERONTE CA PLERA dhe vemie si ju dhe ata qe heshtin ne PS....si nje grup i strukturuar kriminal....nga PARTI POLITIKE ka perfunduar ne PORDHI qe vjedh ne GRUP....perjashto ktu njerzit e thjeshte socialistet antare te thjeshte po barkthate kan mbetur....ju ELITA MAFIOZE E BABEZITUR i perdorni per te pasuruar veten dhe ju merni voten vetem per kte qellim duke i lene jashte ....gjithsesi ata kan mbetur njerez Udhehequr nga nje kaste AJDUTESH ...fakt....SPAK ska mbaruar ende megjithse vlen per te deshiruar PUNA E TIJ ndoshta dhe per arsye sigurie kombetare bemat tuaja i nxjet nga pak se po ti nxjere te gjitha nje popull i tere ju kap per fyti....skeni pare akoma o popull cfare kan bere kta maskarenjnen emrin e pushtetit qe i keni dhene....pervec bythlepirseve dhe tifozeve qe jane njesoj si kta qe kane ne krye si bashkepuntor ne krim kombetar