Çfarë e lidh Sokol Çomon dhe Ina Ramën kaq shumë, që kushdo që i është nënshtruar palo vetingut e di mirë që këta të dy konsideroheshin si “çift” që votonin pothuajse njëlloj në çdo vendim?
Ina Rama dhe Sokol Çomo te KPA në valle si dy llahinka “qeflije” dhe “tufa”, e administratës së KPA-së bashkë me një anëtar të Gjykatës së Lartë që ka kaluar vetingun nga ky “çift”, që duartrokasin plot servilizëm.
Pasi mbyllën të gjitha porositë që ju dha pushteti për të hequr nga sistemi gjyqtarë e prokurorë dhe kaluan nga vetingu ata që ju duheshin duke mbushur xhepat dhe trastat, tani argalisen duke pritur që KLGJ t’i emërojë Çomon në Gjykatën e Apelit Administrativ dhe Ramën në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm, por me synim Apelin e GJKKO-së, sepse aty ju duhet shërbimit spiunja e tyre.
Çfarë e lidh Sokol Çomon dhe Ina Ramën kaq shumë, që kushdo që i është nënshtruar palo vetingut e di mirë që këta të dy konsideroheshin si “çift” që votonin pothuajse njëlloj në çdo vendim?
E para, janë të dy të datëlindjes 1972 dhe kanë mbaruar bashkë në vitet 1990-1994, por kjo nuk mjafton.
Gjatë kohës që Ina Rama ishte Prokurore e Përgjithshme, Sokol Çomo ishte avokat i vjedhjeve të mbi 150 hektarëve tokë në bregdet, përfshi dhe Zvërnecin, dhe çështjen po e hetonte prokurori Armand Gurakuqi.
Në momentin e konkluzioneve përfundimtare ndërhyn Ina Rama dhe ia heq dosjen këtij prokurori duke ia kaluar prokurorit Ardjan Braho dhe, me porosi të Ina Ramës dhe sekserllikun e Kol Çomos, ky prokuroruc kërkoi pushimin e kësaj çështjeje.
Ina Rama ishte dhe Prokurorja e Përgjithshme që mbylli për procedurë hetimet për aferën e Rrugës së Kombit.
Ina Rama dhe Sokol Çomo kanë punuar së bashku edhe te Banka Kredins si jurist dhe këshilltar ligjor nga vitet 2014-2017, ku ishte drejtor i ndjeri Artan Santo, i vrarë më 26 qershor 2014.
Por besoj që kanë edhe një lidhje tjetër më të hershme sesa karriera e tyre në gjyqësor.
Ndoshta që të dy kanë qenë edhe ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit dhe që të dy vazhdojnë të jenë bashkëpunëtorë të shërbimit informativ që raportonte te Gysi i Inës.
E si mund të emërohen në Gjykatën e Apelit këta plehra që janë larguar nga sistemi si fundërrina?
Lini një Përgjigje